Zona e “Freskut”, baza ku u krijuan 1000 dokumenta të falsifikuara

schedule17:25 - 18 Mars, 2018

schedule 17:25 - 18 Mars, 2018

ABC News zbulon bazën qëndrore se ku i përgatisnin dokumentat e falsifikuara, grupi i strukturuar kriminal që dërgoi në mënyrë të jashtëligjshme 1 mijë persona drejt SHBA, Anglisë e Kanadasë. Laboratori ndodhet në zonën e “Freskut” në kryeqytet, ndërsa kishte edhe 6 filiale në qytetet e tjera të vendit.

Në këtë zonë, midis pallateve, fare pranë rrugës që të dërgon për në Dajt, ishte ngritur një nga shtatë laboratoret, që përdorershin për falsifikimin e dokumentave.

Abc News ka siguruar nga grupi hetimor, bllokun e shënimeve që anëtërët e grupit kriminal përdornin për regjistrimin e veprimeve dhe te personave që kërkonin të udhëtonin në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi ynë.

Përveç Tiranës, ku ishte baza qëndrore e krimijimit të dokumentave të falisifikuara, i njëjti operacioni nga policia u krye në Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë.

Hetimi nga uniformat blu, kishte nisur rreth një vit më parë në bashkëpunimin edhe me prokurorinë e krimeve të rënda, ku numri i personave të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore është 51. 39 prej u prangosën, mes tyre 4 policë, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë.

Informacioni për këtë grup të strukturuar kriminal kishte mbërritur në shkurt të 2017 në policinë e Shtetit nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky informacion i klasifikuar kërkonte që të hetoheshin se si 1200 persona me kombësi shqiptare kishin mundur të hyrin në mënyrë ilegale në territorin e SHBA-së, gjatë viteve, 2013-2018.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, deklaroi zyrtarisht gjatë koferencës për shtyp se, 1000 shtetas kishin ikur në mënyrë të jashtëligjshme drejt, Anglisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kandasë. Ndërkohë që në “sitën” e uniformat blu janë edhe 500 persona të tjerë, të cilët dyshohen se, kanë ikur duke falsifikuar dokumentat drejt vendeve ku nuk lejohet qëndrimi i tyre pa dokumenta të rregullta.

Fitimet e rrjetit kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore ishte 35 milionë euro. Aktivitetit sipas policisë, dyshohet se kishte nisur disa vite më parë, ndërsa pagesat varionin nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25 mijë dollar për në Amerikë e Kanada. Banda kishte degë të saj edhe në, Bullgari, Spanjë, Francë, Itali, Britani dhe Irlandë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!