Vijon përgatitja e terrenit për takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Për këtë një zyrtar i koresë komuniste do të takohet në Finlandë me përfaqësues të Uashingtonit.
Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut u nis për në Finlandë të dielën për bisedime me ish-zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Kjo është bërë e ditur nga agjencia e lajmeve Yonhap, që thekson se kjo bëhet në sajë të përgatitjes së terrenit për takimin e mundshëm mes presidentit Donald Trump dhe liderit Kim Jong-un. Koreja e Veriut po ndjek programet e saj bërthamore dhe raketore në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka mbajtur në mënyrë sekrete, planet për të zhvilluar një raketë të aftë për të goditur kontinentin e Amerikës Veriore.
Pheniani mbron programet e saj, si një pengesë e domosdoshme kundër planeve të perceptuara nga Shtetet e Bashkuara, që mbajnë 28.500 trupa në Korenë e Jugut, një trashëgimi e luftës koreane, për një pushtim të mundshëm. Por Uashingtoni mohon plane të tilla. Tensionet janë lehtësuar në javët e fundit, që përputhet me pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Olimpiadën Dimërore të mbajtur në Jug muajin e kaluar.
Ndërsa kaloi në një aeroport të Pekinit në rrugën drejt Finlandës, zyrtari i Koresë komuniste nuk pranoi të komentojë vizitën e tij. Ministrat e jashtëm të Koresë së Veriut dhe Suedisë përfunduan të shtunën tre ditë bisedime mbi sigurinë në gadishullin Korean në përgatitjen e takimit midis Presidentit Trump dhe Kim Jong Un. Megjithatë ende nuk është caktuar një vend i përshtashëm për këtë zhvillim. Në një telefonatë, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae In dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehen optimizmin e tyre sa i përket denuklarizimit të Phenianit./abcnews.al