Ish-trajneri i RB Leipzig, Ralf Rangnick, ka disa kohë që është në qendër të merkatos. Tekniku gjerman flitet për një transferim të tij tek Milani, madje e ka pranuar dhe vetë se është në bisedime me kuqezinjtë.
Por, diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak CEO-s së Milanit, Ivan Gazidis. Rangnick deklaroi se ishte në bisedime me Milanin përpara fillimit të pandemisë së Coronavirusit. Tashmë, siç raporton “Il Giornale”, Gazidis nuk është aspak i lumtur, pasi deklarata e gjermanit solli edhe një reafim të ashpër të Maldinit.
LEXO EDHE: “Mëso respektin përpara gjuhës italiane”, Maldini thumbon Rangnick
Ragnick ka kërkuar falje për situatën e krijuar, duke u arsyetuar se nuk kërkonte vëmendje. Ralf ka deklaruar se ai ishte në makinë, duke shkuar në një event bamirësie, kur e pyetën për interesimin e Milanit. /abcnews.al