Keni një shenjë të rrumbullakët në krahun e majtë? Çfarë fshihet pas saj

schedule13:57 - 13 Maj, 2020

schedule 13:57 - 13 Maj, 2020

Shumë prej nesh e kanë në trup, por të tjerë e kanë parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë.

Bëhet fjalë për shenjën që le vaksina e tuberkulozit, e cila është aplikuar masivisht gjatë periudhës së komunizmit dhe disa vite gjatë demokracisë edhe në vendin tonë.

Shenja në trup krijohet pasi kur injektohet vaksina me anti-trupat, lëkura reagon duke u ënjtur dhe pasi thahet, hiqet korja dhe aty mbetet shenja që shohim të gjithë.

Vaksina e tuberkulozit është aplikuar masivisht në vendet e bllokut të Lindjes, dhe studimet e fundit kanë konfirmuar se ajo ka ndikuar në rritjen e rezistencës së popullsisë së këtyre vendeve ndaj koronavirusit.

Shembujt tipik ishin ato të Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.

Në Gjermaninë Lindore ishte aplikuar vaksina e tuberkulozit, ndryshe nga Gjermania Perëndimore.

Testet treguan se sëmundshmëria ishte më e ulët në Gjermaninë Lindore dhe një ndër arsyet kryesore sipas studiuesve ishte pikërisht vaksina kundër tuberkulozit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!