Fitoi betejën me kancerin, Vialli: Kam ende frikë, kjo sëmundje është si rrugëtim

schedule11:58 - 13 Maj, 2020

schedule 11:58 - 13 Maj, 2020

Ish-sulmuesi i Juventusit, Gianluca Vialli, ia arriti të dalë fitues në betejën kundër kancerit. Italiani tashmë e pranon se ndihet më mirë fizikisht, por frika se sëmundja mund t’i rikthehet do ta shoqërojë deri në fund të jetës.

“Fizikisht ndihem mirë. Mendoj se më janë rikthyer muskujt. Kam punuar çdo ditë së bashku me gruan time. Kurrë se kam menduar, ngaqë kam qenë futbollist. Mendoja se do të isha i paprekshëm, pasi dhe unë njeri jam”, deklaron Vialli për “The Times”.

“Dëgjoj njerëz që thonë lufto me kancerin. Për mua nuk është si një betejë. Më shumë është si një rrugëtim. Më mungonte futbolli dhe nuk e kisha vënë re se sa më kishte marë malli”, mbyll ish-sulmuesi i kombëtares italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!