“Mësuesja ime është e çmendur”, prindërit e të miturit gjobiten me 1 mijë euro për një ese në shkollë

schedule12:39 - 13 Maj, 2020

schedule 12:39 - 13 Maj, 2020

Një incident ka ndodhur në një shkollë fillore në Treviso ku një nxënës ka ofenduar mësuesen e tij dhe çeshtja ka kaluar në gjykatë.

Mësuesi i ka caktuar një temë  nxënësit me titull: “Letër për një mikun tim”, duke u kërkuar atyre që të tregojnë për përvojat e tyre të shkollës.

Por nga eseja e nxënësit ka pasur fjalë ofenduese për mësuesen në fjalë si: “E çmendur”, dhe madje e ka quajtur mësuesen si një person që vuan nga skleroza dhe me probleme mendore.

Incidenti më pas është raportuar menjëherë tek drejtori i cili kërkoj një takim me mësuesin dhe prindërit.

Takim që nuk u realizua kurrë.

Prindërit u shprehën  nuk kishte të shkruar asgjë të keqe veç shqetësimve të cilat janë shprehur në ese.

Mësuesi ka ana tjetër vendosi të kërkojë kompensim për dëmet personale dhe profesionale  dhe fitoi çeshtjen duke i gjobitur prindërit e të miturit me 1- mijë euro gjobë.

Gjykatësi u shpreh se fëmija është i lirë  të shkruaj çfarë të dojë, por është familja përgjegjëse për çdo veprim të tij dhe duhet ta kontrollojë dhe jo të nxisë fëmijën kundër shkollës “.

“Kjo  përfaqëson një fitore të rëndësishme , ka deklaruar  sindikata e mësuesve. – Si dhe një precedent domethënës për frenimin e sjelljeve agresive  që janë kundrejt  mësuesve nga disa prindër dhe nxënës. Është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje një reflektimi më të gjerë mbi rëndësinë e rolit që luan figura e mësuesit, në vend të profilit arsimor dhe trajnimit ”.

Në fund të vitit shkollor  nxënësi i kishte dërguar një letër mësueses duke i këkuar falje për ato që kishte shkruar në ese./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!