Tryeza politike për Reformën Zgjedhore, e njohur si Këshilli Politik është mbledhur këtë paradite për herë të parë fizikisht, pas pezullimit për shkak të pandemisë.
Mbledhja është zhvilluar me masa të rrepta. Mësohet se para se të futeshin në sallën e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve, anëtarëve të tryezës u është matur temperatura.

Po ashtu ata janë pajisur me masaka doreza dhe dezinfektantë për duart. Ndërkohë, për mbledhjen ka reaguar edhe OSBE, e cila ka deklaruar se mbështet takimin e sotëm.
Reagimi i OSBE:
Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për Reformën Zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve.
Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm.
Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues.

/abcnews.al


