Drejtori Ekzekutiv i TIA Costandin Von Alvensleben ishte në studion e Abc News duke u shprehur se shpreson që fluturimet të nisin në qershor.
Ai ka theksuar se po bëhen përpjekje të shumta nga të gjithë kompanitë e fluturimeve që fluturimet të nisin në qershor.
“Mezi pres që të hapet Aeroporti i Rinasit dhe po bëhen shumë përpjekje që kjo të realizohet ka një përpjekje në fushën e turizmit, për të organizuar turistët që vijnë nga vendet e tjera dhe shpresojmë që fluturimet e rregullta të nisin sidomos në BE. Në qershor shpresoj se mund të kemi një rifillim, nuk mund të konfirmoj asnjë datë por ka një përpjekje nga të gjithë fluturimet. Nuk varet nga qeveria shqiptare por edhe nga vendet që do të nisin”, është shprehur Drejtori i TIA-s.
Ndër të tjera ai ka theksuar se po punohet dhe bashkëpunohet me të gjithë partnerët për të vendosur në lidhje me rregullat që do të ndiqen nga kompanitë e fluturimit për sigurinë e pasagjerëve.
Nga studio e ABC News ai ka komentuar incidentin që i ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë. Në fjalën e tij ai është shprehur se nga mënyra se si u godit makina dhe një ditë më pas ai ka marrë një mesazh, ku shkruhej se “a e kuptuat”, thekson se ishte një gjë e qëllimshme, por ja ka lënë në dorë policisë.
LEXO EDHE: Sulmohet me gurë drejtori i TIA-s, depoziton kallëzim në polici, në kërkim agresori
“Po udhëtoja me makinë dhe papritur te Sheshi Shqiponja, një zhurmë e madhe u dëgjua dhe ishte një njëri me gurë në dorë që gjuajti xhamin e makinës dy herë, unë dola jashtë ai ishte m e kapuç, shoferi e ndoqi por nuk e kapi dot, Ne bëmë denoncimin dhe janë sekuestruar kamerat dhe më pas unë pata një mesash tjetër që më thuhej se “a e kuptuar”, ka qenë një mesazh kërcënues, një keqdashës, por që nuk dua të spekuloj. Kam një dyshim. Fakti që makina u godit dy herë dhe marrja e mesazhit mu duk e qëllimshme doja të dija kush është pas kësaj, por ja kam lënë policisë të bëjë punën e vet. Pavaresisht se është një incident jo i mirë, mua më pëlqen Shqipëria dhe ky vend, unë mendoj se tashmë kemi një kriz që duhet të kalohet dhe aty është vëmendja. Mua më pëlqen puna dhe shqiptarët”, është shprehur Alvensleben.