Moti – E diel, 18 Mars 2018

schedule12:22 - 18 Mars, 2018

schedule 12:22 - 18 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb, moti ka vijuar me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në të gjithë vendin, por shira deri mesatarë në veri dhe qendër.

Mbrëmja dhe gjatë natës pritet fuqizim i lehtë i shirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit janë ulur me 3 – 4°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të zbresin në 2 dhe 20°C.

Era ka vijuar mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 3 – 4 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!