Një 46-vjeçar me iniciale P.G. nga fshati Shemri i Kurbinit është arrestuar nga Policia e Lezhës, pas një hetimi disa ditor.
Arrestimi i tij erdhi pasi gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Tashmë materialet hetimore për 46-vjeçarin i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin./abcnews.al

