Ezequiel Lavezzi ka rënë pre e shantazheve. Kështu raporton “Clarin” në Argjentinë. Pretendohet se ish-sulmuesit të Napolit i është kërkuar 5 mijë euro për çdo material, në mënyrë që bisedat dhe videot e tij me të dashurën, Natalia Borges, të mos publikohen.
Argjentinasi në një situatë të tillë është përfshirë edhe më parë, në vitin 2014, kur ai ishte në një lidhje me Yanina Screpante. “El Poco” po shijon pushimet në Karaibe dhe ka ngarkuar avokatin e tij për t’u marrë me këtë çështje.
LEXO EDHE: Lavezzi kapet mat, pushime “hot” me ish të dashurën e shokut
“Ata filluan t’i shkruajnë nga dy llogari të ndryshme. Jo vetëm për të, por edhe për të dashurën. Veçanërisht, ata persona i thonë se kanë video të tyre dhe bisedat e tyre. Madje u japin edhe detaje mbi përmbajtjen, çka e bën gjithçka shumë të besueshme.
Edhe nëse do të ishin false, sërish kemi të bëjmë me zhvatje”, thotë një burim pranë kësaj çështje. Avokati i tij, Mauricio D’Alessandro, ka bërë dy denoncime në prokurori, një për krim kibernetik dhe një për zhvatje dhe shpërndarje të imazheve private.
Një tjetër burim zbulon të tjera të dhëna: “Lavezzi është i qetë, edhe pse po ndjek me vëmendje zhvillimet e kësaj çështjeje. Shqetësimi i tij është që të mos rrjedhin shumë informacione. Kur e punësoi avokatin, firmosi me të një kontratë ku të garantohen ruajtja e sekretit”. /abcnews.al