Shtohen rastet me Covid-19, Wuhan planifikon që të testojë të 11 milion banorët e qytetit

schedule19:57 - 12 Maj, 2020

schedule 19:57 - 12 Maj, 2020

Qyteti i Wuhan-it, ish-epiqendra e koronavirusit, po planifikon që të testojë që të gjithë banorët e qytetit kinez për koronavirusin. Masat e reja vijnë pasi për herë të parë në disa javë numri i rasteve të reja me Covid-19 ka nisur të rritet. Lajmin e ka konfirmuar media shtetërire të martën.

Zyrtarët janë urdhëruar të paraqesin nga mesdita të martën planet për të administruar testet e acidit nukleik për të gjithë banorët në qytetin e populluar nga 11 milion persona, sipas një njoftimi zyrtar të raportuar në media.

Çdo distrikt duhet të bëjë plane dhe rregullime për të kryer teste të acidit nukleik për të gjithë popullatën në juridiksionin e tij brenda një afati kohor prej 10 ditësh,” thuhet në njoftim, megjithëse nuk thuhet qartë se kur do të fillonin testimet.

Masat e reja vijnë në një kohë kur Wuhan raportoi grupin e parë të rasteve të reja me COVID-19 qëkurse qyteti u rihap pas një karantine 76-ditore në 8 Prill.

Gjashtë raste të reja u raportuan të dielën dhe të hënën nga një kompleks banesash në Qarkun Dongxihu. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!