Dybala lë pas vuajtjet, rikthehet në stërvitje dhe lumturon tifozët

schedule20:46 - 12 Maj, 2020

schedule 20:46 - 12 Maj, 2020

Paulo Dybala, ylli argjentinas i Juventusit, ka lënë pas Koronavirusin pas katër testeve pozitive dhe duket se i është rikthyer jetës normale. 26 vjeçari u testua plot 6 herë për COVID-19, duke dalë 4 herë pozitiv.

Gjithsesi, pas thuajse 2 muajsh izolim, Dybala ka lënë pas gjithçka dhe tashmë, jo vetëm që është rikthyer në Torino, por dhe në fushat e blerta. Mëngjarashi argjentinas është fotografuar në fushat stërvitore të Juventusit, aty ku ka prekur për herë të parë topin.

Tifozët e “Zonjës së Vjetër” i pëlqyen shumë fotot e Dybalas, duke i thurur dhe elozhe në komente. Fotot e publikuara nga faqja zyrtare e Juventusit u shpërndanë më pas nga shumë faqe sportive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!