Ballkani nuk do të ndalet vetëm më titullin kampion në Kosovë. Klubi nga Suhareka e ka mbyllur në krye dhe në rast se gara nuk rinisi, atëherë do të ngrinte trofeun dhe do të kishte mundësinë të merrte pjesë në kualifikueset e Champions League, për herë të parë.
Presidenti Arsim Kabashi, i njohur në Dardani si një biznesmen ndërtimesh, tashmë kërkon t’i ndërtojë edhe një shtëpi model Ballkanit. Ai ka postuar ditën e sotme edhe projekt-idenë e stadiumit që po mendojnë ta ndërtojnë në Suharekë.
Në fakt nuk bëhet fjalë për thjesht një stadium, por për një kompleks që do të ketë gjithçka: hotel për ekipin, fusha stërvitor dhe normalisht një impiant modern. Kabashi nuk jep informacione në lidhje me kapacitetin e stadiumit, apo për periudhën kur nisin punimet. /abcnews.al