Pas shpalljes zonë e gjelbër për shkak se nuk kishte me raste me koronavirusi, Berati ka regjistruar sot një tjetër infeksion.
Mësohet se rasti i ri është një punonjëse e Ujësjellës Kanalizime në Berat. Ajo kishte shfaqur shqetësime prej një jave dhe ka rezultuar pozitive pas tamponit, ndërsa aktualisht ndodhet e karantinuar në banesën e saj.
LEXO EDHE: 682 të shëruar, si është gjendja e pacientëve në spitalet Covid
Sipas përditësimit të fundit nga ISHP, vendi jonë numëron 872 persona të infektuar me koronavirus, 682 prej të cilëve janë shëruar./abcnews.al