Emocionuese,motrat spanjolle ribashkohen pas dy muajve izolimi

schedule10:34 - 12 Maj, 2020

schedule 10:34 - 12 Maj, 2020

Bota prej muajsh ndodhet në izolim si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Qytetarët në botë kanë ndryshuar mënyrën e tyre të jetesës tashmë dhe kanë javë që ndodhen larg të afërmëve të tyre, me shpresën se në këtë mënyrë do të parandalojnë përhapjen e mëtejme të COVID-19.

Kjo ka bërë që malli për më të dashurit të rritet edhe më shumë pas qëndrimit disa mujor nëpër shtëpi, siç është edhe rasti i dy motrave nga Spanja.

Ato mezi kishin pritur që të zbuten masat kufizuese që të ribashkohen dhe fëmijët e tyre të kalojnë qaste të lumtura. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale shikohet momenti i takimit të motrës me fëmijët,të cilat dhe në këtë takim kanë respektuar distancën sociale të rekomanduar nga ekspertët shëndetësorë.

Ato madje nuk përqafojnë fëmijët e njëra-tjetrës që nuk i kishin parë për më shumë se dy muaj, kur autoritetet spanjolle vendosën të bllokojnë vendin pas numrit të madh të viktimave dhe të infektuarve me Koronavirus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!