“Alibeaj nuk ka njohuritë e duhura për sportin”, Abilaliaj e Sheta mbështesin Lilën

schedule09:16 - 12 Maj, 2020

schedule 09:16 - 12 Maj, 2020

Asambleja e Përgjithshme e FSHF ka zhgënjyer një ditë më parë Andi Lilën, kreun e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Kavajasi ka reaguar përmes rrjetet sociale dhe ka ngritur disa pyetje për Enkel Alibeajn, i cili foli për ndryshimet në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

SFPSH i ka kërkuar FSHF-së para pak kohësh që të nënshkruajnë Kontratën Kolektive, por kjo nuk ka ndodhur dhe ka shumë zhgënjim. Lila gjithashtu shënjestroi edhe klubet e futbollit, për faktin që heshtën një ditë më parë për shumë problematika në futbollin shqiptar.

LEXO EDHE: Lila: Keqardhje, bëni namin vetëm në TV! Hallet e futbollit janë të tjera

Kishte edhe nga ata që komentuan atë që Lila kishte shkruar. Një prej tyre ishte Arian Sheta: “Andi, Sindikata që ti drejton është shumë e vogël për të ngritur zërin dhe për t’i vënë gjërat ashtu siç janë dhe i ka bota..  E shoh shumë të largët ditën kur në Shqipëri do bëhen gjërat siç duhet të bëhen. Të paktën të marrim shembull nga Kosova”.

Veç Shetës, diçka për të thënë kishte edhe Arbër Abilaliaj: “Andi Lila, dyshoj se zoti Alibeaj do të japë ndonjë nga përgjigjet që ti ke parashtruar më lart , sepse dyshoj të ketë njohuritë e duhura për hallet e sportistëve në përgjithësi. Nuk besoj se është interesi i tij t’ju përgjigjet juve si Sindikatë në veçanti. Është për të ardhur vërtet keq, që asnjë s’ka interesin që të diskutohen realisht hallet dhe reformat për sportin, duke e vrarë atë çdo vit si çdo gjë pak a shumë në këtë vend.

Kemi sport, por s’kemi rregullat për bazën e funksionimit të tij, kemi skuadra futbolli, po asnjë nuk funksionon si e tillë. Mungon baza ligjore dhe dëshira e mirë e qeverisë shqiptare, si dhe vizioni dhe guximi për të marre vendimet e duhura afatgjata dhe jo afatshkurtër për të mirën e secilit klub”. /abcnews.al