Spadafora e konfirmon, klubet e Serie A rikthehen me 18 maj

schedule19:19 - 11 Maj, 2020

schedule 19:19 - 11 Maj, 2020

Ministri i Sporteve në Itali, Vicenzo Spadafora, ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e skuadrave në fushat e blerta. Spadafora njoftoi klubet e Serie A të rikthehen në stërvitje me datë 18 maj.

Gjermania ka rifilluar stërvitjet dhe në fundjavë rikthehet futbolli, me kalendar të zbardhur. Gjithashtu, edhe Anglia është rikthyer dhe me datë 1 qershor, ekipet do të rifillojnë garën.

Duke parë që këto kampionate kanë rifilluar, edhe Italia është ndjerë nën presion, me Spadaforan që ndryshoi totalisht qëndrim gjatë ditës së sotme, pasi vetëm pak ditë më parë, tha që fillimi i futbollit është një rrezik i madh./abcnews.al