VIDEO/ “Futja mo kot tani”, ky episod në Asamblenë e FSHF është bërë hit

schedule14:39 - 11 Maj, 2020

schedule 14:39 - 11 Maj, 2020

U mbajt sot Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u bisedua për çështje të ndryshme dhe u miratuan disa komisione, një ndryshim në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, si dhe buxheti për vitin 2020.

Asambleja e zhvilluar online hasi edhe në probleme teknike gjatë votimit, pasi anëtarët po votonin dhe në disa raste nuk shfaqeshin në ekran rezultatet. Kur votohej për të bërë pjesë të Asamblesë KF Devollin, pati edhe një shprehje që është bërë “hit” në media.

Teksa u kërkua që heshtja të konsiderohet “pro” dhe ata që ishin kundër të shprehnin qëndrimin e tyre, u dëgjua një “futja mo kot tani”, që nuk dihet nga kush u tha. Ai moment ka tërhequr vëmendjen e te gjithëve, edhe pse duhet thënë që klubet ishin dakord me çdo gjë që u diskutua në Asamblenë e Përgjithshme të vitit 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!