Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasen dy makina në Tiranë, plagosen nëna dhe foshnja

schedule14:29 - 11 Maj, 2020

schedule 14:29 - 11 Maj, 2020

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë. Mësohet se nga përplasja e dy automjeteve është plagosur një nënë me foshnjën e saj.

Nëna dhe foshnja ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:



Më datë 11.05.2020, rreth orës 12:40, në rrugën e “Kavajës”,  mjeti me drejtues shtetasin J.M.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!