Një autor i respektuar dhe ekspert në Kinë pretendon se ka të dhëna që tregojnë se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan- jo nga një treg i gjesë së gjallë.
“Argumenti se koronavirusi doli nga një treg i gjësë së gjallë, thjesht nuk ka kuptim, tha profesor Clive Hamilton.
Sipas tij, të dhënat tregojnë se rastet e para më koronavirus janë regjistruar më herët nga se është deklaruar. Sipas tij, këto raste nuk kanë pasur kontakt me tregun ku thuhet se lindi virusi.
“Kjo është demonstruar në studime të cilësisë më të lartë,” tha ai.
“I vetmi shpjegim i bindshëm është që virusi ka dalë nga Laboratori i Virologjisë në Wuhan”.
“Këtu ekziston një hipotezë shumë e besueshme se dikush u infektua në laborator, doli jashtë dhe filloi të infektonte njerëz të tjerë në Wuhan,” tha ai.
Kjo tezë qarkullon prej shumë kohësh në botë dhe është përkrahur edhe nga drejtuesit më të lartë në SHBA.
Hamilton se teza është hedhur fillimisht nga vetë shkencëtarët kinezë dhe u përhap masivisht në internet përpara se të zhdukej.
Një mjek në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Campbell vuri në dukje se ishte një rastësi e madhe që pandemia filloi aq afër Institutit të Virologjisë Wuhan dhe tha që shkencëtarët mund të kenë qenë duke kryer hulumtime të kafshëve dhe një nga punëtorët e laboratorit mund të ketë shitur disa kafshë në tregun e gjësë së gjallë në Wuhan.
Në Kinë madje kanë kërkuar në internet për një grua që punonte në laborator, e cila mendohet se ishte pacientja zero, por ajo nuk gjendet askund./abcnews.al