Situata në dy spitalet COVID, 28 pacientë të shtruar, 3 prej tyre në terapi intensive

schedule11:33 - 11 Maj, 2020

schedule 11:33 - 11 Maj, 2020

Në 24 orët të fundit në vendin tonë pas 8 javësh duket se është shënuar dhe numri më i ulët i rasteve të konfirmuar me koronavirus. Nga  121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.

Tashmë në vendin tonë janë 187 persona aktivë me Covid 19, mes të cilëve vetëm 28 janë të shtruar në spitalet Covid 1 dhe 2.

Në spitale situata nga koronavirusi është e qëndrueshme dhe nga 28 pacientët e shtruar vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive dhe fatmirësisht prej 10 ditësh nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Lexo edhe:187 të sëmurë aktivë me koronavirus në Shqipëri, si ndryshon harta sipas të infektuarve

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 872 persona mes të cilëve 31 kanë humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!