Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa momente nga pritja e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Shqipëri një ditë më parë.
Në postimin e tij, Rama ka ndarë pamje nga takimi me von der Leyen, duke i shoqëruar me një urim për ndjekësit.
“Dhe me disa momente nga pritja e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.


