Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, viziton sot Kosovën, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Takimi me Haxhiun do të mbahet në Presidencë në orën 12:30, ndërsa një orë më vonë von der Leyen do të pritet nga kryeministri Kurti në ndërtesën e Qeverisë.
Pas takimit me Kurtin është paraparë edhe një konferencë për media.
Vizita në Kosovë është pjesë e një turi të von der Leyen në Ballkanin Perëndimor. Pas Prishtinës, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës, ndërsa turneu do të përfundojë më 2 tetor në Shkup.


