I ftuar në studion e Abc News me Mirela Milorin, regjisori Robert Budina foli për çështjen e Teatrit Kombëtar. Vendimin e qeverisë për t’ia kaluar TK bashkisë, Budina e komenton duke thënë se kryeministri pasi humbi përballë artistëve ia dorëzoi bashkisë.
“Lufta e20 vjeçare kundër kryeministrit të Shqipërisë, tregoi që artistët fituan. Dhe pasi ai u dorëzua, ia dorëzoi kryetarit të bashkisë. E mori përgjigjen në 24 korrik, kur u përplas me ne dhe iku me bisht ndër shalë. Protesta jonë nuk ka qenë kurrë një protestë fizike”, u shpreh regjisori.
Më tej regjisori e përjahston mundësinë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me bashkinë e Tiranës.
“E filluam këtë çështje si një betejë teknike, dhe e fituam. Kaluam edhe në Europë, ata nuk u ndalën. Na detyruan të bënim një luftë politike. Për të rezistuar këtë sulm u detyruam të ndezim të gjithë aktorët e brendshëm. Si do mundemi ne tani të gjejmë një gjuhë të përbashkët të ikim nga retorika politike dhe të merremi me teknikë. Dhe këtyre njerëzve që na mbështetëm, tu themi na falni juve, por ne tani teatrin e zgjidhëm. Atëherë ne do bëjmë lojën e pushtetitn. Këta njerëz përpara se të flasim për çështje teknike, duhet të japin llogari për të gjitha shkeljet që kanë bërë”, tha ai. /abcnews.al