Ish-kampioni i botës për peshat e rënda në boks, Mike Tyson, është drejt rikthimit në ring. 53-vjeçari ka treguar planet e tij se është gati t’i kthehet dhe një herë “luftës”, por këtë herë bëhet fjalë për një ndeshje bamirësie.
“Ndihem i pandalshëm tani. Zotat e Luftës më ngacmuan egon time dhe unë jam gati të shkoj dhe një herë në luftë”, deklaron amerikani, i cili ka postuar dhe një video në rrjetet sociale, aty ku shfaqet gjatë një seance stërvitore.
Tyson e ka pranuar se e ka shfrytëzuar izolimin nga Coronavirusi si një mundësi për t’iu kthyer stërvitjes. Mediat aludojnë se ai mund të ndeshet me ish-boksierin, Evander Holyfield. /abcnews.al
I’m a Bad Boy for Life. Watch #BadBoysforLife now on DVD Blueray @realmartymar #willsmith #stillthebaddestmanontheplanet pic.twitter.com/R9Zmz19GFm
— Mike Tyson (@MikeTyson) May 1, 2020