Virgil Van Dijk ishte shumë pranë “Topit të Artë”, por vota më shumë mori Leo Messi dhe e ngriti ai trofeun. Nuk është e lehtë për një mbrojtës, edhe pse fitoi Champions League me Liverpool dhe e mbylli kampionatin në vend të dytë vetëm prej golaverazhit, me “The Reds” që regjistruan rekord pikësh.
Holandezi ka luajtur më parë me Celtic, ndërkohë që më pas veshi fanellën e Southampton. Aty spikati dhe Liverpool pagoi jo pak që ta transferonte verën e vitit 2018. Ai është një lider në skuadrën e Jurgen Klopp dhe belgu Vincent Kompany e cilëson atë si më të mirin e të gjitha kohërave në Premier League.
“Unë do të zgjidhja Virgil Van Dijk si mbrojtësin më të mirë në historinë e Premier League. Është një zgjedhje e çuditshme, sepse ai nuk është në skenë për aq kohë sa kanë qenë emra si Rio Ferdinand dhe John Terry. Ata kanë luajtur për një kohë të gjatë në këtë ligë, por sinjalet që ka dhënë Van Dijk në sezonet e fundit, tregojnë qartazi se ai do të kishte qenë në majë edhe më parë”.
Ai bën një ndryshim të madh në ekipin e tij. Një mbrojtës nuk është kurrë vetëm, por ka të bëjë komunikimi me shokët dhe se si ju e bëni ekipin tuaj më të fortë. Liverpool me Van Dijk është krejt tjetër. Kjo është arsyeja pse unë e zgjedh atë si mbrojtësin më të mirë të të gjithë kohërave në Premier League”, është shprehur Kompany për “Sporf”. /abcnews.al