Studimi/ Pandemia e koronavirusit mund të ketë filluar në tetor

schedule04:25 - 10 Maj, 2020

schedule 04:25 - 10 Maj, 2020

Pandemia e COVID-19 mund të ketë filluar që në tetor, sipas një studimi të ri të nga studiuesit në University College London dhe University of Reunion Island.

Vlerësimet mbështesin tezën që pandemia COVID-19 filloi diku rreth 6 tetorit 2019 deri më 11 dhjetor 2019, që korrespondon me kohën e kalimit të tij tek njerëzit, shkruan “The Telegraph”.

Përfundimet u bazuan në analizën e më shumë se 7000 pacientëve të mbledhura nga e gjithë bota që nga janari, të publikuara në një revistës shkencore Infection, Genetics and Evolution.

Ekipi i studimit i udhëhequr nga Francois Balloux tha se analiza zbuloi gjithashtu se virusi ishte dhe është duke ndryshuar, siç ndodh zakonisht me viruset, dhe se një pjesë e madhe e diversitetit gjenetik global të virusit që shkakton Covid-19 u gjet në të gjitha vendet më të goditura.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!