Hakan Calhanoglu ka lëshuar një mesazh drejt trajnerit të Milanit, gjatë një bisede në rrjetet sociale me tifozët e shumtë. Turku është ndalur të roli i tij i preferuar, dëshira e madhe për të veshur numrin 10 dhe dygolëshi ndaj Torinos, që ndihmoi kuqezinjtë të kualifikoheshin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
“Roli i fantazistit është i preferuari im, më pëlqen të luaj aty, ndoshta duke veshur fanellën me numër 10, që e dashuroj që kur isha i vogël. Ndodhem shumë mirë në Milano, italianët ngjajnë shumë me ne turqit.
Dygolëshi ndaj Torinos? U futa nga pankina dhe ndryshova ndeshjen. Mbetet një ditë e paharrueshme për mua, por fitorja e skuadrës ishte gjëja më e rëndësishme”, deklaron 28-vjeçari turk, që sivjet ka shënuar 5 gola. /abcnews.al