Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reagon BE: Nuk po konsultojmë asnjë draft për kultivimin e kanabisit në Shqipëri

schedule16:45 - 9 Maj, 2020

schedule 16:45 - 9 Maj, 2020

Një reagim zyrtar ka ardhur nga zyra e BE në Shqipëri në lidhje me deklaratën e bërë ditën e sotme nga kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Ambasadorin Luigi Soreca.

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian thotë se nuk është e përfshirë në hartimin e projekt-raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore. Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi se pas konsultimeve ishte gati drafti për lejimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Reagimi i zyrës së BE ka ardhur pas interesimit të mediave nëse qeveria shqiptare ishte konsultuar me zyrtarët europianë ne lidhje me këtë draft.

Reagimi i BE: 

Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.”

Lexo edhe: Rama paralajmëron legalizimin e mbjelljes së kanabisit për qëllime mjekësore

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!