Rama paralajmëron legalizimin e mbjelljes së kanabisit për qëllime mjekësore

schedule13:55 - 9 Maj, 2020

schedule 13:55 - 9 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur në Ditën e Europës me Ambasadorin e BE-së Luigi Soreca u shpreh sot se pas një viti punë, për pak kohë do të jetë gati drafti për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore. Rama bëri me dije se për Draftin, është konsultuar me ekspertë vendas dhe të  huaj.

Pyetje: Në një intervistë televizive keni deklaruar se një grup punë është duke përgatitur një draft që do të mund ti hapte rrugë kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore. A mund të na thoni më shumë detaje për këtë draft dhe a jeni konsultuar me partnerët Evropianë?

Rama: Kemi thuajse një vit që punojmë nuk bëjmë asnjë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë nga të tjerët. Shumë shpejt do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik, ashtu si drafti i amnistisë fiskale .

LEXO edhe: Rama zbulon emrin e kryenegociatorit me BE-në: Gati të ulem me Metën dhe Bashën

Ndërkohë ambasadori i BE, Soreca tha se çelësi i suksesit të reformave varet edhe nga bashkëpunimi i të gjitha institucioneve.

Pyetje: Cili do të jetë kushti më i vështirë për tu përmbushur, Reforma Zgjedhore apo ajo Gjyqësore. Lufta kundër korrupsionit apo edhe çështje si Liria e Medias dhe mbrojtja e pakicës Kombëtare?

Soreca: Çelësi është bashkëpunimi me institucionet e tjera. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë pasi duhet të thellojmë negociata sa më shpejt të jetë mundur. Reforma zgjedhore po diskutohet mes palëve dhe është e rëndësishme në javët në vijim të gjendet kompromis në mënyrë që kjo reformë të miratohet dhe të zbatohet.

Ndërkohë Rama foli edhe për një lehtësim të masave për të riatdhesuarit duke shtuar se nuk është e nevojshme të karantinohen në hotele.

LEXO edhe: Rama në krah të Sorecës: Krahas BE-së, financime edhe nga BB për rindërtimin

“Do të lehtësojmë riatdhesimin pasi ky ishte një nga problemet e mëdha që kishim. Duke filluar nga dita e hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të karantinohen në hotele, por në kushte shtëpie.

Qëllimi ynë është që deri në fund të kësaj jave që vjen të kemi relaksim të mëtejshëm dhe pas 18 majit të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen. Por nëse do të kemi rritje të numrave do të na duhet të bëjmë hapa pas, dhe që ti shmangemi kësaj duhet të respektojmë masat dhe të mbrojmë Shqipërinë në këtë proces hapjeje”, tha Rama./abcnews.al