Basha: Ministria e Shëndetësisë dogji dokumentet pasi SPAK filloi hetimet për tenderët korruptivë

schedule12:49 - 9 Maj, 2020

schedule 12:49 - 9 Maj, 2020

SPAK është duke hetuar tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskave, respiratorëve dhe mjeteve të tjera për të përballuar Pandeminë.

Në lidhje me këtë, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se qeveria po fsheh gjurmët e shkeljes duke djegur dokumentet e tenderëve korruptivë.

Gjatë takimit të sotëm me gazetarët, Basha tha se ka rënë zjarr në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, pikërisht tek zyra e prokurimeve.

“Ka rënë zjarr në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë. E morë vesh ju? Ka rënë tek zyra e prokurimeve”, tha Basha duke theksuar se tani qeveria ka filluar të fshehë gjurmët e abuzimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!