Juventusi ka dy dëshira merkatoje, ofron disa lojtarë në këmbim

schedule11:19 - 9 Maj, 2020

schedule 11:19 - 9 Maj, 2020

Juventusi do të pësojë ndryshime këtë verë, por jo shumë. Janë disa lojtarët që mund të ikin dhe ata mendohet të përdoren në shkëmbime me lojtarë të tjerë. Miralem Pjanic, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, është gati t’i bashkohet Barcelonës në La Liga.

Bardhezinjtë do të donin të merrnin Arthur Melo, por braziliani ka qenë i qartë, duke u shprehur se dëshiron të qëndrojë sa më gjatë me katalanasit. Pasuesi i Pjanic shikohet një lojtar që e njeh mirë Serie A dhe është nga të preferuarit e trajnerit Maurizio Sarri.

Jorginho i Chelsea është një objektiv i klubit nga Torino, ndërkohë që londinezët kërkojnë 40 milion euro për kartonin e tij. Verën e vitit 2018 kishin paguar 58 milion euro për ta marrë nga Napoli. Juventusi nga Chelsea do edhe mbrojtësin Emerson Palmieri. Paratë nuk janë të shumta këtë periudhë dhe italianët mendojnë të përfshijnë në bisedime emra si Adrien Rabiot dhe Alex Sandro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!