Në qytetin e Vlorës pensionistët e kanë shfrytëzuar lirinë e tyre dhe kohën tepër të favorshme duke shëtitur në Lungomare, në breg të detit duke shfrytëzuar fashën orare deri në orën 9.30.
Siç raporton gazetari Elton Nika për ABC News pensionistët e këtij qyteti kanë kërkuar zgjerimin e fashës orare përtej fashës.
“Ne po ndejtëm brenda kemi probleme. Duam të dalim të lëvizim”, shprehet njëri prej tyre, ndërsa një tjetër tregon se ka probleme shëndetësore dhe i duhet të lëvizë.
Një tjetër i moshuar tregon orën duke thënë se ka ende afat për t’u kthyer në shtëpi.
Ndërkohë ka të tjerë që këtë periudhë e kalojnë më të qeshur duke bërë edhe ironi: “Po, na ka dhënë liridalje komandanti dhe po e shijojmë”, shprehet një i moshuar. /abcnews.al

