Lajm i keq për Atletico Madrid, titullari i Simeones pozitiv me COVID-19

schedule20:14 - 8 Maj, 2020

schedule 20:14 - 8 Maj, 2020

Numri i futbollistëve të infektuar me koronavirus, vazhdon të rritet. Rasti i fundit vjen nga Spanja dhe klubi i Atletico Madrid. Kontrollet mjekësore kanë rezultuar pozitive për Renan Lodin.

Globo Esporte raporton se 22-vjeçari brazilian nuk ka patur simptoma serioze. Mbrojtësi i majtë u shqetësua pas disa problemeve në frymëmarrje, lajmëroi klubin, bëri testin dhe përgjigja rezultoi pozitive, lajm që konfirmohet edhe nga AS.

Renan Lodi do të qëndrojë 10 ditë në karantinë dhe më pas do të bëjë testin e radhës. La Liga është menduar të nisë në datë 20 qershor, teksa skuadrat janë rikthyer në stërvitje me përgatitje individuale. /abcnews.al

 

Renan Lodi gjatë një dueli me Momo Salah