Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, IFAB, ka pranuar propozimin e FIFA për të ndryshuar përkohësisht rregulloren e futbollit dhe të lejojë pesë zëvendësime. E gjitha kjo bëhet për shkak se në një kohë të shkurtër do të zhvillohen një numër i madh ndeshjesh, si dhe në temperatura të larta.
Në vendimin e marrë zbulohet edhe një detaj interesant që ka të bëjë me zëvendësimet. Për të shmangur vonesat, është vendosur që ekipet të kenë tre mundësi për të bërë zëvendësime. Kështu trajnerët mund të bëjnë dy ndërrime njëherësh.
Gjithashtu IFAB ka mbajtur qëndrim edhe në lidhje me VAR dhe në kampionatet ku është përdorur deri tani, mund edhe të hiqet. Edhe për zëvendësimet, do të jetë vetë federatat dhe ligat që do të vendosin nëse do e ndryshojnë rregulloren. /abcnews.al