Shumë të infektuar në Serie A, Spadafora nuk jep garanci për rifillimin

schedule15:54 - 8 Maj, 2020

schedule 15:54 - 8 Maj, 2020

Pandemia COVID-19 ka gjunjëzuar botën e futbollit, por jo vetëm, teksa situata në Itali nuk është aspak shpresëdhënëse për të rifilluar kampionatin. Të hënën, lojtarët u rikthyen në stërvitje individuale, duke respektuar rregullat e distancimit, teksa fillimisht iu nënshtruan testeve për Koronavirus sipas protokollit sanitar.

Rezultatet e deritanishme do të ndikojnë në vendimin për rifillimin e aktiviteteve sportive. U mendua se kampionati do të rikthehej shumë shpejt, por shifrat nuk tregojnë optimizëm. Në vetëm pak ditë, klubet e Serie A kanë regjistruar një numër të konsiderueshëm rastesh të reja me COVID-19.

Sampdoria është ekipi i fundit qe ka njoftuar se kane rezultuar pozitivë në testimeve katër futbollistë, të cilët janë karantinuar dhe do të vëzhgohen sipas protokollit. Më herët, te skuadra e Fiorentines, tre futbollistë dolën pozitivë me virus, si dhe tre pjesëtarë të stafit teknik. Edhe te Torino, është karantinuar një futbollist, pasi ishte i infektuar.

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, nuk ka dhënë për asnjë çast garanci për rifillimin e kampionatit, teksa ka theksuar se do te analizohet kurba e pandemisë për të marrë në fund një vendim përfundimtar./abcnews.al