Asnjë futbollist pozitiv, tek Interi vazhdon normalisht stërvitja

schedule13:21 - 8 Maj, 2020

schedule 13:21 - 8 Maj, 2020

Klubi i Interit ka njoftuar se asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv pas testeve të bëra sot. Ndryshe nga Fiorentina, Torino dhe Sampdoria ku kishte të prekur me COVID-19, te zikaltërit ka vetëm lajme të mira.

“FC Inter konfirmon se të gjitha testet për futbollistët kanë dalë negative. Stërvitjet individuale do të vazhdojnë si normalisht edhe sot pasdite.

Klubi njofton se të gjitha masat e duhura po merren nga personat në stafin mjeskësor, bazuar edhe te protokollet shëndetësore sportive dhe ato të qeverisë”, shkruhej në njoftimin e Interit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!