“Flas shpesh me Neymar”, një argjentinas zbulon të ardhmen e sulmuesit

schedule08:19 - 8 Maj, 2020

schedule 08:19 - 8 Maj, 2020

E ardhmja e Neymar është e mbushur me mister, te PSG-së janë në ankth, por Leandro Paredes ka menduar t’i qetësojë disi tifozët francezë. Përveçse shokë skuadre, mesfushori argjentinas ka edhe një miqësi të ngushtë me yllin brazilian.

25-vjeçari komunikon shpesh me sulmuesin, emri i të cilit përflitet për një rikthim të mundshëm në Spanjë, dhe zbulon gjithçka në një prononcim për Fox Sports. “Unë dhe Neymar flasim shumë me njëri-tjetrin, më telefonon shumë herë. Flasim shumë së bashku dhe jam i sigurt që ai do të vazhdojë të jetë pjesë me ne te PSG”, zbulon Paredes.

Neymar kaloi katër sezone fantastike te Barcelona (2013-2017), aventurë që e mbylli me tetë trofe të fituar. Ai nuk e ka mohuar kurrë dëshirën për t’u rikthyer e për të luajtur sërish me Leo Messin, por Paredes mendon të kundërtën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!