Në ditët e fundit në Itali është shtuar ndjeshëm numri i personave të shëruar me Covid-19. Pas lajmit pozitiv të ditës së djeshme, ku Paulo Dybala konfirmoi se ishte plotësisht i shëruar, sot ka një tjetër lajm të mirë.
Klubi i Atalantës ka konfirmuar se portieri i tyre, Marco Sportiello, është rikuperuar plotësisht nga Coronavirusi. Italiani ishte lojtari i parë i prekur në ekipin bergamask, saktësisht ai doli pozitiv që në datën 20 mars.
Sërish pas një muaji ai doli sërish pozitiv, por ditën e djeshme gardiani e fitoi betejën me armikun e padukshëm. Rajoni i Bergamos është një nga më të prekurit në vendin fqinj, por fatmirësisht ditët e fundit ka pasur një rënie të madhe të numrit të viktimave. /abcnews.al