Ekspertët e mjekësisë në një komunikim online me kryeministri Edi Rama kanë folur në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj ka dhënë detaje lidhur numrin e telefonatave në shërbimin Urgjencës, teksa shprehet se ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, të cilët nuk i drejtohen menjëherë spitalit.
“Pranë vijës së Urgjencës, numri i thirrjeve ka rënë shumë 222 mijë thirrje që nga 9 marsi! Një gjë pozitive është numri i uljes së vizitave, nga 600 është 300! Të sëmurët COVID-19 kërkojnë të trajnohen në banesë, janë ndërgjegjësuar, nuk duan të shkojnë në spital, e shohin që pjesa më e madhe janë asiptomatik. 2 ambulanca në Tiranë dhe 5 të tjera me respirator që i kemi përdorur shumë pak”, tha Brataj./abcnews.al

