Humb jetën 63-vjeçarja me koronavirus, shkon në 27 numri i viktimave në Kosovë

schedule09:39 - 7 Maj, 2020

schedule 09:39 - 7 Maj, 2020

Një 63-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Pacientja nga Dragashi e humbi betejën me Covid-19 në në Klinikën Infektive sot në orët e para të mëngjesit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klinika Infektive përmes një njoftimi për media.E ndjera veç koronavirusit kishte edhe sëmundje tjera.

Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet:

“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me COVID-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.”

Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona në Kosovë ka arritur në 27, ndërsa numri i të infektuarve është 860. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!