Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

1 mln paund kokainë nga Amerika Latine në Angli, arrestohen dy shqiptarët

schedule20:09 - 6 Maj, 2020

schedule 20:09 - 6 Maj, 2020

Dy shqiptarë akuzohen nga autoritetet britanike, se me anë të kontejnerëve janë përpjekur të importojnë në vend një sasi kokaine, që nese shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 1 milionë paund.

Mariglen Bajraktari 20 vjec dhe Romario Vukzaj 23 vjec u arrestuan pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një ngarkesë të dyshimtë dhe njoftuan menjëherë policinë.

Atyre iu gjetën 16 kg kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar.

Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar thotë se vlerave e lëndës narkotike të sekuestruar mund të kapë e vlerën e mbi 1 milionë paund.

Shqiptarët e arrestuar po mbahen në paraburgim, ndërsa pritet të dalin para trupit gjykues më datë 3 qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!