Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë, sa ishte madhësia

schedule19:50 - 6 Maj, 2020

schedule 19:50 - 6 Maj, 2020

Një tërmet me magnitudë 6.9 i shkallës Rihter ka goditur Indonezinë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Banda, ka thënë Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ishte në një thellësi prej 117 km. Sondazhi Gjeologjik i ShBA.-së (USGS) dha një madhësi paraprake prej 6.8, duke shtuar se tërmeti ishte regjistruar 205 kilometra (128 milje) në veriperëndim të qytetit më të afërt, Saumlaki.

Goditja e fuqishme ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorët, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima.

Indonezia,me 260 milion banorë, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe tsunami për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit”, një hark vullkanesh në pellgun e Paqësorit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!