Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, ka luajtur për disa ekipe të mëdha në karrierën e tij. Mbrojtësi ka mbrojtur fanellat e PSG-së, Marseille, Lazio, Sunderland, Glatasaray dhe Nantes.
Aventura e tij në Serie A me Lazion, ka qenë e suksesshme, aty ku më shumë u aktivizua si mesfushor para mbrojtjes. Luftarak, i kudondodhur dhe në disa raste edhe golashënues.
Pikërisht me fanellën e Lazios, Cana ka shënuar një ndër golat e tij më të bukur në karrierë, përballë Atalanta si sot 8 vite më parë. Futbollisti kuqezi lëshoi një predhë me të djathtën nga jashtë zone, duke gjetur trekëndëshin e portës. Një gol që na e ka rikthyer faqja zyrtare e Lazios në Twitter, i gjithi për t’u shijuar./abcnews.al
⚽️ #GoalOfTheDay
? 06.05.2012
? Lorik Cana
? Atalanta#CMonEagles ? pic.twitter.com/OGBnun2xLV— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 6, 2020