Taksa vjetore për 7204 mjete të përdorura për gjithë vitin 2020 për transportin publik do të falet nga Drejtoria e Përgjitshme e Transportit Rrugor. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama i cili liston edhe kategoritë që përfitojnë nga ky lehtësim.
Rama sqaron se të gjithë ata që bëjnë pjesë në këto kategori dhe e kanë paguar detyrimin e tyre do të kompensohen në momentin e pagesës së taksës së ardhshme.
“Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga DPSHTRR për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve
Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!
-ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!
-institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!
ps: ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse!”, shkruan Rama.
-nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë:
-autobus (mbi 8+1),
-transport qytetës,
-transport rrethqytetës,
-transport ndërqytetës,
-shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
-ndërkombëtar të rregullt,
-transport për personele,
-transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!/abcnews.al