Kanë kaluar dy javë nga përmbytja dhe zona e Nënshkodrës është akoma nën ujë. Ditën e sotme ka rritje të nivelit të ujit në Obot të Anës së Malit. Reshjet dhe shkarkimet nga hidrocentralet kanë krijuar një sipëerfaqe më të madhe me ujë, e cila aktualisht është 2620 ha.
Specialistët thonë se uji nuk po lëviz, pasi s’ka rrugëdalje dhe do të duhet kohë që banorët e këtyre fshatrave të dalin nga kjo gjendje. Ministria e Mbrojtjes thotë se në Njësinë Administrative Bushat ka pasur 370 ha tokë të përmbytur, ndërsa në Bërdicë 280 ha.
Në Njësinë Administrative Dajç sipërfaqja e përmbytur është 785 ha. Ndërsa më e madhe kjo sipërfaqe është në zonën e Anës së Malit, e cila shkon 1150 ha tokë pasi niveli i ujit është rritur./abcnews.al