Ariol Halilaj, 29 vjeç është arrestuar nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në nëntor të vitit të kaluar.
Detaje të reja janë raportuar për atentatin i cili ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Gazetari Leonidha Musaj tha për “ABC News” se nga Polica e Durrësit, është arrestuar një tjetër bashkëpunëtor.
Bëhet fjalë për Ariol Halilaj i lindur në Skrapar dhe me banim në Durrës.
Por cili ka qenë roli i Halilajt në këtë ngjarje?
Dyshohet se Halilaj ka pasur një angazhim kryesor në ngjarje, duke transportuar autorët dhe duke i fshehur ata, sidomos Redjan Rrajën.
Por sic raporton gazetari Leonidha Musaj, një hap i gabuar nga autorët në djegjen e automjetit, ka bere qe ata te mos e realizonin kete proces por te largoheshin me shpejtesi.
Ata janë larguar nga vendi ku do të kryenin djegien e makinës, pasi janë pikasur nga banorë të zonës dhe në këtë mënyrë ata nuk e kanë realizuar qëllimin, duke e braktisur mjetin me të cilin kishin realizuar krimin.
Mësohet se një nga autorët, i paidentifikuar, është larguar nga Shqipëria, ndërsa Redjan Rraja është strehuar në shtëpinë e bashkëpunëtorit të tij Arjol Halilaj.
Pra, roli i Halilaj në këtë ngjarje ishte largimi nga vendi i ngjarjes dhe strehimi i njërit prej autorëve në shtëpinë e tij.
Redjan Rraja nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, por telefoni i tij i analizuar nga ekspertët ka nxjerrë detaje të komunikimit me Arjol Halilaj.
Halilaj ka kërkuar që hetimi i tij të kryhet në prani të avokatit.
Paraprakisht ai ka thënë që thjesht ka pasur njohje duke u shprehur se nuk e dinte që Raja ka marrë pjesë në këtë ngjarje./abcnews.al