Angel di Maria ka përjetuar një makth në Manchester, ku transferua verën e vitit 2014 për rreth 60 milion sterlina. Së fundmi flet partnerja e tij, Jorgelina Cardoso, e cila nuk është kursyer në emisionin e mëngjesit, “Los Angeles de la Manana”. Ajo e kishte paralajmëruar bashkëshortin e saj të mos shkonin në Angli.
“Ju luta, Angel, ikim kudo, vetëm në Angli jo. Dhe një vit më pas ishim në Manchester e marrtë dreqi”, tregon Cardoso, e cila kishte mbetur e shtangur më pas. “Nuk më pëlqeu asgjë atje. Njerëzit ishin të gjithë të dobët, të çuditshëm. Ju jeni duke ecur në rrugë dhe nuk e dini nëse do t’ju vrasin ose jo”.
Gjatë qëndrimit në Angli, në vitin 2015, shtëpia e tyre ishte pre e një sulmi grabitësish, që dështuan në misionin e tyre. Futbollisti dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi, por nga ai moment u zhvendosën në hotel. Cardoso kishte frikë të rikthehej sërish në shtëpi.
Më tej partnerja e sulmuesit argjentinas vuri në dukje edhe gjëra të tjera që asaj nuk i kanë pëlqyer. “Ushqimi i ishte i shpifur, kurse femrat përdorin shumë ‘make up’. Si të ishin kukulla”, është shprehur Jorgelina Cardoso. /abcnews.al