Moment prekës, babai surprizon djalin me autizëm

schedule16:03 - 5 Maj, 2020

schedule 16:03 - 5 Maj, 2020

Një djalë 4 vjeçar me autizëm  i cili nuk po përshtatej dot me izolimin për shkak të koronavirusit tashmë ka një shok të ri që do ta ndihmojë të kalojë vështirësitë.

Carl Morrison, nga Enniskillen, Irlanda e Veriut, vendosi që t’i dhuronte një qenush djalit të tij Hayden për ta ndihmuar të përballojë rregullat e distancimit social dhe ndau momentin  prekës në rrjetet sociale.

Ai shpjegoi se Hayden, i cili ka autizëm dhe nuk flet, mbështetet tek rutina për të përballuar gjendjen e tij. Karantina, e cila filloi në 23 mars për Irlandën e Veriut, e ka bërë shumë të vështirë që ai të ndjekë aktivitetet e tij të përditshme.

Videoja prekëse tregon momentin kur Hayden-it i jepet qenushi dhe duket kaq i lumtur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!